Video në lëvizje — ekrani vazhdon të luajë
prej 20 €
Nga fabrika, ekrani e ndalon videon sapo makina niset. Me kodim, ai vazhdon të luajë edhe në lëvizje — për pasagjerët. Bëhet përmes softuerit, pa pajisje shtesë.
Punohet për BMW, Audi, Volkswagen, SEAT dhe Škoda, te njësitë që e lejojnë. Te modelet më të reja e verifikojmë me VIN para se të premtojmë diçka.















































